AL - Pedagogët Universitarë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (UE4SD)
Sfidat e Arsimit të Lartë për një Botë më të Mirë
Një inisiativë e re edukimi po lançohet për të mbështetur mësimdhënien dhe të mësuarit në nivel universitar për të pajisur studentët me shprehitë e nevojshme për të përballur pabarazitë në rritje në aspektin social, ekonomik dhe mjedisor.
Pedagogët Universitarë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (UE4SD) është një projekt që sjell bashkë 55 partnerë (kryesisht universitete) nga 33 vende europiane dhe më gjerë për të rimenduar kurrikulën e Arsimit të Lartë për të adresuar zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti 3-vjeçar, i financuar nga Komisioni Europian/Programi i Të mësuarit Gjatë Gjithë Jetës/Rrjetet Akademike Erasmus, do të fokusohet në forcimin e lidhjeve midis edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe nevojës për të përmirësuar cilësinë në Arsimin e Lartë në përgjithësi. UE4SD do të synojë të inovojë praktikën akademike dhe kurrikulën duke krijuar mundësi për pedagogët universitarë për të zhvilluar kapacitetet profesionale dhe aftësitë e lidershipit në edukimin për zhvillimin e qëndrueshëm. Ky projekt do të mbështesë pedagogët për të përgatitur studentët të kuptojnë dhe zhvillojnë përgjegjësitë e tyre globale dhe profesionale për zhvillimin e qëndrueshëm. Së fundmi, projekti synon të kontribuojë për riorientimin e Arsimit të Lartë në përballjen me sfidat për ndërtimin e një bote më të mirë.
Projekti synon të krijojë një njohje të situatës të edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mënyrave sesi pedagogët dhe studentët mbështeten në vende dhe rajone të ndryshme të përfshira në projekt. Do të kryhet një mbledhje sistemike e informacionit dhe do të publikohen 4 raporte rajonale dhe 1 raport për gjithë vendet partnere në projekt. Praktika udhëheqëse do të evidentohet dhe do të përbëjë bazën për një botim dhe një platformë online. Burimet e krijuara gjatë projektit do të ndihmojnë për krijimin e mendimit dhe praktikës akademike për edukimin për zhvillimin e qëndrueshëm në Arsimin e Lartë, që do të mbështesë institucionet e Arsimit të Lartë për të zbatuar ndryshime në programet ekzistuese dhe në zhvillimin profesional.
Aktivitetet e projektit UE4SD janë ngushtësisht të lidhura me Aleancën Koperniku, Rrjeti Europian për Arsimin e Lartë për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe “Traktatin e Rio-s 20+ për Arsimin e Lartë”. Universiteti i Gloucestershire (Mbretëria e Bashkuar), është institucioni që udhëheq projektin së bashku me tre partnerë të tjerë, që janë: Universiteti Autonomous i Madridit (Spanjë), Universiteti Charles (Republika Ҫeke), Universiteti Leuphana i Luenenburg-ut (Gjermani). 33 institucione partnere do të punojnë për ndarjen e eksperiencave dhe ekspertizave me synim ndryshimin e kurrikulës për zhvillimin e qëndrueshëm me fokus te edukimi për aftësitë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Për më shumë informacion:
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Web: http://www.ue4sd.eu